+389 75 414 081

Rreth Nesh

Invitations.mk filloi si një ide për të eksponuar online modelet e ftesave që ne i ofronim vetëm me anë të shitjeve në lokacion, më pas kaluam në shitje me anë të rrjeteve sociale e tani më po zgjerohemi dhe po nisim një etapë të re duke u përshtatur me kërkesat për shitje online të sigurta dhe profesionale. Eksperienca e derimëtanishme me Invitations.mk më ka mundësuar të njoh nga afër dëshirat dhe kërkesat e çifteve të reja, kurse me anë të punës disa vjeçare në tregun e dasmave si fotografe jam në kontakt të drejtpërdrejt me ciftet e si rrjedhojë kam arritur të kuptoj që i gjithë procesi i planifikimit të një dasme është shumë stresues për çiftet e reja. Me dëshirën e mirë për të ju lehtësuar sado pak, po krijojmë këtë e-shop në mënyrë që nga rehatia e dhomë suaj të zgjidhni dhe porosisni ftesën tuaj të dasmës.

Kini parasysh që ftesa është kontakti i parë i mysafirëve me dasmën tuaj, gjithashtu mos harroni që një ftesë nuk është vetëm një copë letër por është një mënyrë e të shprehurit të respektit tuaj ndaj atij mysafiri. Cilësia e produkteve tona, lloj-llojshmëria e ftesave që ofrojmë si dhe shërbimi i shpejt janë ato që na karakterizojnë, kështu që zgjidhni nga modelet tona dhe ju siguroj që do të leni mbresa tek të ftuarit tuaj!

Premtoj që do kujdesemi për çdo detaj!
Me respekt,
Fjolla dhe ekipi i Invitations.mk

ACCOUNT
Përzgjedhje
Përzgjedhje
Hyrje
Krijo një llogari

Te email adresa juaj do të dërgohet një link për të caktuar një fjalëkalim të ri.

Your personal data will be used to support your experience throughout this website, to manage access to your account, and for other purposes described in our rregulla privatësie.

Kthim i fjalëkalimit

Humbët fjalëkalimin tuaj? Ju lutemi, jepni emrin tuaj të përdoruesit ose adresën email. Përmes email-i do të merrni një lidhje për krijim fjalëkalimi të ri.

SHPORTA 0